4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Vatikani përkujton At Gjergj Fishtën: Shkëmb i tokës dhe i shpirtit shqiptar

Gjergj FishtaRadio Vatikani ka përkujtuar sot klerikun shqiptar At Gjergj Fishtën, në 74-vjetorin e vdekjes së tij.

Në këtë përkujtim, Radio Vatikani ka nderuar veprën e këtij njeriu të shquar. “Të flasësh për Fishtën dhe veprën e tij, duhen shumë fjalë, shumë kohë, shumë mahnitje, shumë kureshtje, shumë gërmime, shumë dëshmi…”, është shprehur Radio Vatikani.

Fishta lindi më 23 tetor 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës, ndërsa u nda nga jeta më 30 dhjetor 1940. Brenda këtyre dy datave të rëndësishme, lindjes dhe vdekjes, ai bëri aq shumë, sa rrallë herë ka bërë kush për Shqipërinë.

Ai e pasuroi këtë vend me vlera të paçmuara në shumë fusha, që nga letërsia e deri tek diplomacia ndërkombëtare. Veprat e tij madhështore e ngritën atë jo vetëm në majat e epikës dhe satirës shqiptare, por edhe asaj të huaj, duke e quajtur “Homeri i fundit”.

Ndër të tjera, në këtë përkujtim të shkurtër, Vatikani vuri në dukje dhe epitetet më të zgjedhura të mendjeve të ndritura të kohës për Fishtën.

“Në përfundim të këtij përkujtimi tejet të shkurtër, nuk mund të harrojmë edhe se mendjet më të ndritura të kohës kërkuan për Fishtën epitetet më të zgjedhura, që të shprehnin admirimin e tyre, duke nisur nga Lasgushi, pena e madhe lirike e të cilit i dhuroi pendës gjeniale epike një titull të denjë: “Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar”, ka përfunduar Radio Vatikani.

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para...

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Lajmet e Fundit