-0.8 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

“Shota” zuri vendin e dytë në Festivalin e Stambollit

Shota-ansambliAnsambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina është nderuar edhe me një mirënjohje të rëndësishme ndërkombëtare. Në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Bujukçemece, në periferi të Stambollit, trupa e këtij ansambli ka zënë vendin e dytë.

Ismet Bogujevci, ushtrues i detyrës së drejtorit të ansamblit, bëri të ditur se juria profesionale e festivalit, në përbërje të së cilës kanë qenë përfaqësuesit e Holandës, Koresë Jugore, Gjermanisë, Brazilit dhe Filipineve, e ka vlerësuar prezantimin e ansamblit “Shota” si njërin ndër prezantimet më të bukura dhe më të kompletuara.

Bogujevci tha se juria i ka vlerësuar të gjitha elementet e paraqitjes së ansamblit, sidomos korografinë, lojën e trupës së valltarëve dhe kostumet e larmishme, transmeton Koha. Ai tha gjithashtu se juria i ka përmendur si argument edhe impresionet e shikuesve të festivalit, shumë prej të cilëve kanë qenë turistë të huaj.

Në Festivalin e Bujukçemexhes kanë marrë pjesë ansamblet apo grupet folklorike të 22 shteteve nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut. Ansambli “Shota” është prezantuar me një kollazh vallesh karakteristike të krahinave të ndryshme shqiptare, të përgatitura nga koreografë të ndryshëm shqiptarë.

Pas përfundimit të festivalit ne Bujukçekexhe, trupa e Ansamblit “Shota” ka udhëtuar për në Bursa, ku do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve Popullore. Edhe në këtë festival, i cili ka një traditë mbi 50 vjeçare, “Shota” do të prezantohet me valle popullore të krahinave shqiptare.

Më Shumë

Përmbyten nënstacionet, KEDS-i ndërprenë energjinë elektrike në Rahovec, Malishevë dhe Drenas

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) e ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për Drenasin, Malishevën dhe Rahovecin. Përmes një njoftimi për medie, kjo...

Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova në Zvicër, ishte plot me mërgimtarë

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Zvicër është përfshirë nga zjarri. Autobusi po barte mërgimtarë, të cilët kanë përfunduar pushimet e tyre...

Lajmet e Fundit