12.1 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Pritet të hapet konkurs për zëvendësdrejtorë të 8 shkollave në Prizren

Nexhat Cocaj-DKAPDrejtoria e Arsimit në Prizren, pritet të hapë konkurs për zëvendësdrejtorë të 8 shkollave.

Drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj, thotë se deri më tash këto shkolla kanë qenë pa zëvendësdrejtorë.

“Kemi pritur që të përfundojë gjysmëvjetori i parë shkollor dhe tash në fillim të gjysmëvjetorit të dytë do të plotësohen vendet edhe për këto pozita në 8 shkolla që deri tash kanë qenë pa zv/drejtorë”.

Sipas drejtorit Çoçaj, pengesë e përcaktimit të zv/drejtorëve deri tashti ka qenë Ligji për arsimin parauniversitar i MASHT-it, i cili është në kundërshtim me atë të MAPL-së.
“Nuk është sqaruar nëse drejtorët e shkollave duhet të trajtohen si shërbyes civil apo profesionist. Meqë ata paguhen si shërbyes profesionist, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal por edhe ministria e Administratës Publike po kërkojnë që ata të trajtohen si shërbyes civil”.

Drejtori Çoçaj, tha në fund se tashti pas konstituimit të qeverisë , Ministria e Arsimit pritet së shpejti pas harmonizimit të dispozitave ligjore të na sinjalizojë për të shpallur konkursin për zv/drejtorë.

Ai shpreson se një gjë e tillë të ndodh brenda 15 ditëve. Ndryshe, shkolla me më së shumti nxënës jo vetëm në komunën e Prizrenit, udhëhiqet vetëm nga një drejtoreshë, ndërsa përzjedhja edhe e nëndrejtorëve do të mundësonte lehtësi në menaxhimin e këtij institucioni shkollor.

Për shumë kohë përzgjedhja e drejtuesve të institucionëve shkollore është përcjellë me shumë akuza për punësim të militantëve partiak të pushtetit nga partitë opozitare, ndërsa ka pasur shkolla të cilat për shumë kohë kanë qenë pa zv/drejtorë/TV Prizreni/

Më Shumë

Po ndërtohet tregu i gjelbër dhe parkingu nëntokësor pranë Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren

Në Prizren kanë nisur punimet intensive për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor, projekt ky që pritet të ndryshojë dukshëm infrastrukturën pranë...

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar qytetarët e disa rrugëve dhe lagjeve të qytetit se, sot, më 13.11.2025, do të zhvillohen punime për riparimin e...

Lajmet e Fundit