2.3 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Djali i viktimës: Më shkoi mendja te babai kur dëgjova se një kosovar vdiq duke kaluar kufirin

k_5044Për dy javë rresht, familjarët e Ali Fetahut, 55 vjeçar, nga Talinovci i Muhaxherëve të Ferizajt kishin pritur ndonjë lajm se ku ishte prindi i tyre. E dinin vetëm se ishte nisur për Gjermani përmes rrugëve ilegale të Serbisë dhe Hungarisë.

Njëri prej djemve të Aliut, më 30 dhjetor të vitit të kaluar, kishte shkuar në Suboticë, por s’kishte marrë asnjë lajm për të atin. I kishin thënë se ishte nisur në këmbë maleve për të kaluar kufirin e Hungarisë.

Kur është dhënë lajmi, të martën mbrëma, se një qytetar i Kosovës ka mbetur i vdekur duke kaluar kufirin me shtetin hungarez, Selim Fetahu, thotë se mendja i ka shkuar te babai i tij.

“Baba ishte nisur në këmbë për Hungari. Rrugë kishte marrë pa pëlqimin e familjes dhe të rrethit”, tregon Selimi, derisa përmend se nuk ishin kushtet ekonomike që e detyruan prindin e tij të largohet nga Kosova.

Trupi i pajetë i Ali Fetahut ende nuk është kthyer në Kosovë, ndërsa, me të është duke u marrë Ambasada e Kosovës në Hungari dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Selimi porosit gjithë qytetarët e Kosovës të mos nisen rrugëve ilegale për të mos pësuar më të keqen.

“Rrugëve ilegale iu kisha thënë mos të nisen sepse nuk ia vlen”, thotë Selimi.

Përpos Selimit, Ali Fetahu prapa vetës ka lënë dhe tre djem të tjerë dhe dy vajza. Njëri prej djemve të tij jeton ne Francë.

Edhe Fatmir Fetahu, djali i axhës së Aliut, thotë se kushëriri i tij ishte nisur për Gjermani, duke kaluar përmes Serbisë e Hungarisë.

“Ka pasur pension dhe nuk i ka pasur kushtet e këqija ekonomike. Djemtë e tij kanë punuar”, thotë Fatmiri.

Fatmiri thotë se Aliu ishte manipuluar nga matrapazët të cilët i kishin thënë se në Gjermani mund të marrë pension për shkak se ishte invalid. I ndjeri kishte qenë i paralizuar pjesërisht.

Trupi i pajetë i Aliut pritet të kthehet gjatë javës në Kosovë.

Kjo është viktima e parë kur një qytetar i Kosovës vdes derisa është duke ikur nga Kosova. Vetëm në vitin 2014, sipas statistikave jozyrtare, nga vendi kanë ikur më shumë se 15 mijë veta.

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

57 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

57 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 18 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar, ndërkaq 39 me dëme...

Lajmet e Fundit