Fillon takimi i Këshillit të LDK-së

LDK-zyra ne PrizrenSapo ka filluar takimi i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në takim është edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Në këtë takim pritet të dilet me emrat për pozitën e zëvendësministrave.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të caktohen edhe këshilltarët politik të ministrave, derisa pjesë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet e brendshme në parti, raporton Telegrafi.

LDK ka në dispozicion rreth 700 kandidatë të cilët janë propozuar nga degët për t’u emëruar zëvendësministra apo këshilltarë.

Në kabinetin qeveritar të drejtuar nga Isa Mustafa, LDK-së do t’i takojnë 19 zëvendësministra dhe rreth 70 këshilltarë të ministrave. /Telegrafi/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit