Fondi për Përkthimin Letrar, nxitje për përkthime të arrira

Fondi perkthyesFondi për Përkthimin Letrar (FPL) do të nxisë dhe mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe. Fondi i përkthimeve letrare të krijuar nga Ministria e Kulturës kap vlerën 3.5 milionë lekë për vitin 2015 dhe mbështet përkthime me cilësi të lartë të letërsisë së huaj. Afati i aplikimit është data 15 shkurt 2015, ora 14.00, transmeton KultPlus.

Informacion i përgjithshëm

– Aplikimi duhet të bëhet nga botuesi, që është i pajisur me një liçensë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
– Botuesi duhet të ketë siguruar të drejtat e autorit përpara se të aplikojë ose të jetë në proces përmbyllës të sigurimit të këtyre të drejtave, proces që duhet të kryhet brenda afatit të dorëzimit të përkthimit parashikuar nga kontrata.
– Pas miratimit për mbështetje financiare të përkthimit, Ministria e Kulturës nënshkruan një kontratë tripalëshe me përkthyesin e kësaj vepre dhe botuesin.
– Financimi (i plotë ose i pjesshëm) i përkthimit të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt përkthyesit.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit