13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Asllanj suspendon nga puna katër punëtorë të Komunës

SaliAsllanaj-ldkKryetari Komunës së Suharekës Sali Asllnaj ka suspenduar me pagesë katër zyrtarë komunal. Suspendimi I tyre është bërë për shkak se kanë problem me ligjin.

Punëtorët e suspenduar janë: Bujar Kuçi (Shef i Zyrës së Prokurimit), Agim Bylykbashi ( Shef i sektorit të financave), Avni Tafolli (Zyrtar i lartë financiar në Drejtorinë e Arsimit) dhe Ramadan Kuçi (Shef i shërbimeve të përbashkëta).

“Baza e suspendimit për të lartcekurit është se, ata janë të akuzuar dhe ndaj tyre po zhvillohet procedurë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të rënda për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, thuhet në vendimin e Asllanajt../TherandaPost/

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit