Steinmeier përgëzon Thaçin për arritjet e Kosovës

Steinmeier thaciZëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme është përgëzuar për arritjet e deritashme të Republikës së Kosovës nga homologu i tij gjerman, Fran-Walter Steinmeier.

Ai përmes një letre personale drejtuar Thaçit, në të cilën i ka uruar për zgjedhjen e tij në krye të diplomacisë kosovare, ka shprehur mirënjohje për punën e tij si kryetar i delegacionit negociues për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe afrimin me Bashkimin Evropian, për integrimin në strukturat rajonale e në institucionet ndërkombëtare dhe për përparimet mbresëlënëse të Republikës së Kosovës.

“Ju siguroj se Gjermania, si partner dhe mik i besueshëm i Kosovës, edhe më tej do ta mbështesë fuqishëm vendin tuaj. Gëzohem që t’i zgjeroj më tej marrëdhëniet intensive midis dy shteteve tona, nëpërmjet një bashkëpunimi të mirë dhe besimplotë”, i ka shkruar ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, homologut të tij kosovar.

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit