Demaçi: Mos ia mësyni Evropës, do t’ju kthejnë

Adem DemaciPërkundër asaj që po mbretëron mot i ftohtë, dhe kohë pas kohe ka edhe reshje bore, njerëz të pakënaqur me jetën në Kosovë, vazhdojnë t’ia mësyjnë shteteve perëndimore.

Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, duke folur për atë, se si kosovarët në numër të madh po vazhdojnë të braktisin vendin, thotë se migrimi ilegal është zgjidhje e keqe.

“Është zgjidhje shumë e keqe. Po qarkullojnë disa spekulime se kinse ata po rehatohen atje. Por e gjitha është se ata po shkojnë në disa skuta atje. Nuk kanë ku të shkojnë, s’janë duke pranuar azil, s’kanë vend për asnjë njeri.
Strategjia e Evropës është që ta zhvillojë Kosovës dhe Shqipërinë, dhe mos t’i gjuhen Evropës atje, por në vendet e veta të gjejnë një mundësi për të punuar e për të ekzistuar, pa kriju vuajtje e mundime për shumë gra e fëmijë të vegjël”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.

Nga ana e tij, Demaçi bënë thirrje për durim, për të mos u ballafaquar me situata të pakëndshme.

“Porosia dhe lutja ime është që të qëndrojnë edhe pak, sepse Evropa e ka marrë përsipër sidomos Gjermania që të ndihmojë edhe zhvillimin e Kosovës e edhe të Shqipërisë, pra do të jetë diçka që do ta bëjë Gjermania. Nuk është nevoja të shkojnë e të gjuhen atje, pasi që strategjia e Gjermanisë është që ta zhvillojë Ballkanin, e që ne të shkojmë në Bashkimin Evropian. Kjo është një gabim, por e keqja e madhe, është kur njerëzit duan diçka nuk ndalen të mendojnë, por i grahin ashtu derisa të ballafaqohen me situata të ndryshme dhe shumë të vështira”. tha ai./Indeksonline/

Më Shumë

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit