7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Zyrtarët e BE-së takohen me udhëheqës të Vetëvendosjes

VV-logo9-09Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Visar Ymeri, u takuan me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Drejtoratit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat për Zgjerim nga Komisioni Evropian, Jean-Eric Paquet, kryesuesen e Njësisë për Kosovën nga i njëjti Drejtorat, Catherine Wendt, Zyrtaren për Kosovë nga po kjo Drejtori, Cindy Van Den Boogert, si dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, njofton kumtesa partiake.

Në këtë takim u diskutuan shumë çështje sikurse ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, e liberalizimit të vizave dhe MSA-së, dialogut me Serbinë, ekstremizmit fetar etj.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën pikëpamjet e tyre të mirënjohura për të gjitha këto duke theksuar që Kosova i ka dy probleme thelbësore prej të cilave derivojnë shumica e të tjerave: ndarja e qytetit të Mitrovicës dhe papunësia e madhe.

“Për të qenë më keq se kaq, të dy këto probleme nga të gjitha qeveritë e pasluftës duke përfshirë edhe atë aktualen janë orvatur të gjejnë zgjidhje me qasje e model të gabuar duke i rritur e shtuar kësisoj problemet. Vetëvendosje si opozita prijëse në këtë mandat do të bashkëpunojë edhe me deputetët e tjerë opozitarë që Kuvendi të shndërrohet në vendin ku mbrohet Republika dhe demokracia, ku zhvillohet mendimi kritik dhe ligjshmëria”, tha Albin Kurti.

Më Shumë

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës...

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Lajmet e Fundit