EULEX ngre aktakuzë për keqpërdorim në KEK

EULEX-kosovePërmes një kumtese të lëshuar, misioni EULEX ka bërë me dije se Prokuroria Speciale e ka ngritur një aktakuzë për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas komunikatës, aktakuza është ngritur ndaj shtatë personave të cilët dyshohen për kryerjen e disa veprave penale.

Në mesin e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit janë: Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve, Shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit, Nxitja për shpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit si dhe Lidhja e kontratave të dëmshme.

Vlera e dëmit që është shkaktuar nga ky rasti i korrupsionit, sipas misionit EULEX, është 6 milionë e 182 mijë euro.

Rasti është hetuar nga një prokuror ndërkombëtar.

Jozyrtarisht, Koha.net merret vesh se bëhet fjalë për aktakuzë ndaj drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukës, shefit të OSHP-së Hysni Hoxha, Hasan Pruthi, Lulzim Lushtaku, Esat Tahiri dhe Agron Jusufi.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit