Sot në Kuvend pritet shqyrtimi i projektligjit për Trepçën

Kuvendi Kosoves14-08Sipas paralajmërimeve të mëhershme, sot mbahet mbledhja rregull e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi pas vonesës së konstituimit me gjashtë muaj vonesë, në sesionin vjeshtor kishte mbajtur vetëm tri mbledhja nga të cilat dy ishin pothuaj vetëm solemne – njëra krijimi i Kuvendit të ri dhe tjetra dhe krijimi i Qeverisë së re.

Sot, në mbledhjen e parë, pas pushimit disa javorë dimëror, pritet që në rend dite të jetë miratimi i projektligjit që parasheh kthimin e kompleksit Trepça në pronësi të Republikës së Kosovës.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës ia ka dërguar Kuvendit për miratim këtë projektligj.

Projektligji ka hasur në kundërshtime të mëdha nga Beogradi zyrtar, por edhe nga ministrat serbë të Listës Srspka të cilët janë pjesë e koalicionit qeveritar PDK- LDK.

Këta ministra kanë thënë njëzëshëm se do të jenë kundër tij dhe se do të bojkotojnë çdo gjë që ka të bëjë, me siç thonë ata, “tjetërsimin e pronës së Trepçës”.

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit