Një i plagosur në Petrovë të Prizrenit

Shiriti i policiseNjë person nga fshati Petrovë e Prizrenit gjatë manipulimit me armë zjarri nga pakujdesia është vetëplagosur, me ç’rast vetes i ka shkaktuar lëndime trupore. rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.

Të njëjtit fillimisht i është ofruar ndihma mjekësore në spitalin rajonal të Prizrenit dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur armën e tipit Pistoletë-CZ, kalibër 7.62 mm, një karikator, një fishek dhe një gëzhojë, të cilat janë konfiskuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe rasti shkon në gjykatë në procedurë të rregullt

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit