34 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

S’ka reagim për prezantimin e kristaleve të “Trepçës” si pasuri e Serbisë në Washington

Kristalet e TrepcesInstitucionet e shtetit nuk kanë ndërmarrë asnjë hap që kristalet e “Trepçës” të mos prezantohen si pasuri e Serbisë në muzeun amerikan.

Qysh prej tetorit të vitit të kaluar, kur gazeta kishte raportuar se në muzeun e natyrës “Smithsonian National Museum of Natural History” në Washington kristalet e “Trepçës” prezantohen si të Serbisë, shteti i Kosovës nuk ka reaguar.

Në një fotografi të shkrepur nga Nexhmije Ibishi gjatë vizitës që i ka bërë muzeut, ku ruhen rreth 126 milionë artefakte natyrore, kristalet e “Trepçës” paraqiten si “Trepca mine, Srbija, Yugoslavia”. Asokohe një varg institucionesh ishin zotuar se do të reagojnë ndaj prezantimit kësisoj, por as sot e kësaj dite nuk e kanë bërë këtë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Muzeut të Kristaleve të “Trepçës” në Mitrovicë, Shaip Blakçori, ka thënë se shumica e muzeve botërorë i ekspozojnë kristalet e “Trepçës” sepse janë unike dhe shumë të bukura. Ka thënë se në Zagreb të Kroacisë janë mbi 800 kristale të “Trepçës” dhe prezantohen si të Kosovës.

“Muzeu është në kuadër të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik. Këtë çështje është dashur ta ngrejë edhe Ministria e Punëve të Jashtme. Unë jam ushtrues i detyrës së drejtorit. Njeriu duhet ta mbrojë atë që është e tij dhe duhet të veprohet në këtë drejtim. Duhet intervenuar përmes Ambasadës së Kosovës në Washington”, ka thënë Blakçori.

Shkëlzen Dragaj i cili në kohën kur gazeta raportoi për mënyrën e prezantimit të kristaleve të “Trepçës” në Washington, ka qenë shef i kabinetit të ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk kanë bërë ndonjë reagim sepse kjo është kompetencë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

“Muzeu i Kristaleve të ‘Trepçës’ është nën menaxhimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë Dragaj. /Kohën Ditore/

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Lajmet e Fundit