18.1 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Thaçi ia la Mustafës “pataten e përvëluar” në dorë

Mustafa e Thaci ne KuvendIsa Mustafa fillimin e mandatit e nisi me presion, protesta e shumë pakënaqësi qytetare. Shefi i ekzekutivit pranon se para sfidave dhe problemeve të shtruara u gjend i papërgatitur, pasi për shumë çështje nuk ishte i informuar.

Se Hashim Thaçi ia la në dorë pataten jo të nxehtë por të përvëluar, e thonë analistët politik, raporton KTV.

Fisnik Korenica mendon se e tëra ka qenë mirë e orkestruar nga Hashim Thaçi për rivalin e tij politik, pasi që nga vera e vjetme është ditur se kushdo që të vijë në pushtet do të përballet me këto probleme.

Edhe deputetja e AAK-së, Melihate Tërmkolli, thotë se ka shpërthyer tashmë durimi i tepruar i qytetarëve, i akumuluar që nga koha e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Vetëvendosje thotë se do të vazhdojnë të përkrahin protestat sa herë që ato vijnë nga qytetarët dhe kur qeveria rri indiferent, transmeton Koha.net.

Nesër të tria partitë opozitare protestojnë së bashku me qytetarët për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe Trepçën.

Më Shumë

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Arbnor Rifati flet pas përfundimit të sezonit: kërkon Superligë me 10 ekipe

Ka përfunduar edicioni për Proton Cable Prizrenin, ndërsa pas mbylljes së sezonit në Ligën e parë, ka reaguar trajneri i ekipit Arbnor Rifati me...

Lajmet e Fundit