Qeveria u kërkon mësimdhënësve grevistë “mirëkuptim” deri në qershor

Shkolla-nxenesitQeveria e Kosovës u ka kërkuar “mirëkuptim” sindikatave të arsimit parauniversitar, rreth implementimit të pikës më “të nxehtë” të Kontratës Kolektive atë të sigurimit të shujtës ditore, që kap vlerën totale afro 10 milionë euro në vit, duke u kërkuar të ndërpriten grevat deri në rishikimin e buxhetit, shkruan sot Koha Ditore.

Por, drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe të Shkencës së Kosovës (SBASHK) paralajmërojnë se do të vazhdojnë me greva dhe se në këtë javë do të bojkotohet mësimi tërëditor, ndryshe nga dy javët e kaluara kur në herën e parë, një ditë mësimi nuk është mbajtur vetëm në një orë mësimi – në të dy ndërresat, kurse herën e dytë mësimi nuk është mbajtur në dy orët e para të të dy ndërresave.

SBASHK-u madje po kërcënon se nëse Qeveria nuk do ta implementojë KK-në as pas “veprimeve të buta” të mësimdhënësve, atëherë do të hyhet në grevë të përgjithshme, duke u ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, për një afat të pacaktuar.

Drejtues të Qeverisë bëjnë të ditur se po shqyrtojnë mundësinë e implementimit të KK-së edhe në mënyrë retroaktive, por se kjo nuk mund të ndodhë para rishikimit të buxhetit, kur pritet që të gjenden mjete nga kursimet e kategorive të ndryshme të shpenzimeve.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit