7.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

KDI: Asamblistët e Suharekës nuk propozuan asnjë Rregullore

Suhareke-kuvendiËshtë vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca duke shënuar 11 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e këtij institucioni.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Korrik-Dhjetor 2014.

Qëllimi i publikimit është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave në këtë periudhë, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Gjatë kësaj periudhe, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë: Alush Shala (PDK) me 18.9 %, Leonard Shala (LVV) me 17.5 %, Nadire Hoxha (AAK) me 8.5 % dhe Bajram Tershani me 8.0 % të vlerësimit të përgjithshëm ndërsa Behare Sopa (PDK) nuk ka treguar asnjë rezultate në të gjitha kategoritë është vlerësuar me 0.0 % dhe Albana Ndreca (pavarur) nuk ka nuk ka treguar asnjë rezultat dhe ka munguar në njërën nga seancat e mbajtura në këtë periudhe duke treguar rezultat tejet të dobët me – 0.1 % të notimit të përgjithshëm.

Gjatë seancave të mbajtura në periudhën Korrik-Dhjetor 2014, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës janë ngritur gjithsej 101 çështje, prej të cilave 63 % nga fushat me interes për qytetarët e Suharekës ndërkaq 37 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës. Nga të dhëna del se anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 32.7 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 23.8 % të çështjeve të iniciuara. Leonard Shala (LVV) gjatë kësaj periudhe ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 21.8 %, i përcjellë nga Alush Shala (PDK) dhe Nadire Hoxha (AAK) me nga 13.9 % përkatësisht 11.9 % të çështjeve të ngritura.

Në këtë periudhë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës janë propozuar gjithsej 69 amendamente. Nga këto, PDK me 33.3 %, AAK me 26.1 % dhe LVV me 23.2 % të amendamenteve. Anëtarët më aktiv në propozimin e amendamenteve në seancat e mbajtura kanë qenë: Alush Shala (PDK) me 29.9 %, Besim Kuçi (AAK) me 20.3 % dhe Zana Basha (LVV) me 17.4 % të propozimeve të përgjithshme për amendamentim.

Në Kuvendin e Komunës së Suharekës gjatë periudhës Korrik-Dhjetor 2014 ky institucion ka shqyrtuar dhe miratuar: Rregulloren për transparencë, Rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme dhe Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores 01-Nr-16-540 për ndarjen e bursave për nxënës dhe student të Komunës së Suharekës. Krahas kësaj, asnjë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës nuk kanë propozuar rregullore për miratim pranë këtij institucioni.

Anëtarët e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Suharekës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 37.5 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LVV-së me gjithsej 30.0 % të pyetjeve të përgjithshme. Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë Leonard Shala (LVV) e Alush Shala (PDK) me nga 27.5 % dhe Nadire Hoxha (AAK) me 10.0 % të pyetjeve të përgjithshme.

Gjatë kësaj periudhe është vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca duke shënuar 11 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e këtij institucioni.

Fletënotimi për periudhën Korrik-Dhjetor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC)./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga...

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Lajmet e Fundit