Opozita merret vesh për vazhdimin e protestave

opozita15Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë janë mbajtur një takim në një kafene të kryeqytetit.

Ata pajtuar që të vazhdojnë protestën deri në realizimin e kërkesave: rikthimin e projektligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës dhe shkarkimin e ministrit Jabllanovic.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj tha se opozita është e gatshme të bashkërendojë veprimet, ndër to edhe protestën.

“Kemi biseduar lidhur me kërkesat e drejta të protestës dhe gatishmërinë tonë që të vazhdojmë me protesta. I ftojmë prej sot qytetarët që t’i bashkohen protestës. Shprehim gatishmërinë që të mos lejohet përdorimi i dhunës”, ka thënë me këtë rast Haradinaj

Ndërkaq lideri i VV’së, Albin Kurti tha se edhe AAK edhe NISMA, do ta përkrahin protestën e ardshme.

“U konfirmua që edhe AAK edhe Nisma për Kosovën do të jenë në protestën e ardhshme. për datën e mbajtjes të së cilës do të ju tregojmë nesër. Ne nuk kemi kurfarë faji për dhunën e cila u nis nga intervenimi brutal e mizor i Policisë”, ka thënë Kurti.

Edhe Bilall Sherifi nga NISMA për Kosovën, tha se janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin si opozitë. Ai tha se dhuna në dy protestat e kaluara, ka qenë skenarë i Qeverisë.

“Mendoj që protestuesit asnjëherë nuk kanë dhënë shkas për eskalim të dhunës. Dhuna ka qenë skenar nga qeveria”, ka thënë Sherifi.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit