11.8 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Arsimtarët në grevë, nxënësit pushojnë tre ditë

Nxenes ne klaseNë të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar ka nisur sot greva njëditore, e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës.

Arsimtarët sot, në orën tetë të mëngjesit, nuk kanë hyrë si rëndomë në klasat me nxënës, kurse këta të fundit në fakt do të kenë pushim tre ditë.

Greva në arsimin parauniversitar sot zgjat deri në orën 12. SBASHK-u, organizatore e grevës, ka kërkuar zbatimin e plotë të Kontratës Kolektive, pagesën prej dy euro në ditë për shujtë të mësimdhënësit, realizimin prej 0,5 për qind i pagesës për çdo vit të punës, 70 për qind të mjeteve për mësimdhënësit udhëtarë si dhe tre paga suplementare, të cilat janë të garantuara me Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive.

Nxënësit janë paralajmëruar që të mos vijnë në shkollë as për ndërresën e pasdites, transmeton koha.net.

Por jo të gjitha sindikatat janë duke e përkrahur këtë grevë. Sindikata e Arsimit dhe e Kulturës e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jenë në grevë, duke u pajtuar kështu me Këshillin e prindërve në nivel shtetëror.

Deri më tash nuk ka të dhëna zyrtare nëse në të gjitha shkollat nuk po mbahet mësimi.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj u shpreh sot i sigurt se greva do të jetë e suksesshme.
“Urojmë që pas saj, qeveria të bisedojë me SBASHK-un konkretisht dhe sinqerisht për zgjidhjet” tha Jasharaj.

Më Shumë

Numërimi i votave për Kuvendin Komunal të Prizrenit/ Ja si u votuan kandidatët e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar  numërimin e votave për zgjedhjet lokale në Prizren, për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kuvendin...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj babait, sulm ndaj policëve dhe dëmtim të zyrës së stacionit policor

Një person në Prizren është arrestuar pasi që i kishte shkaktuar dhunë psiqike babait të tij. Gjatë prangosjes, i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë,...

Lajmet e Fundit