Tupeci i Hasit 24 orë pa rrymë, banorët akuzojnë KEDS-in

rrymaFshati Tupec i Hasit të Prizrenit ka mbetur pa rrymë. Banorët akuzojnë KEDS-in se nuk ka intervenuar për të sanuar defektet që janë shkaktuar nga erërat e forta.

Flori Çoçaj thotë se KEDS është informuar me kohë për defektet që janë shkaktuar nga erërat e forta, mirëpo  nuk kanë intervenuar.

“Ne e kemi lajmëruar KEDS-in, mirëpo edhe pse kanë kaluar 24 orë askush nuk ka intervenuar për të rregulluar defektet që janë shkaktuar ”, tregon Çoçaj.

Ai thotë se banorët e këtij fshati janë tepër të revoltuar me neglizhencën e KEDS-it.

“Nuk është hera e parë që KEDS-i nuk intervenon me kohë në këtë fshat. Muajn e kaluar kemi mbetur tri ditë pa rrymë për shkak neglizhencës së KEDS-it”, tregon Çoçaj.

“PrizrenPress” ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët e KEDS-it, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit