Limaj kërkon qëndrime konsensuale pozitë – opozitë

Fatmir Limaj, nismaLimaj ka thënë se zhvillimet e fundit në vend do të duhej të ishin tregues i mjaftueshëm për koalicionin qeverisës, i cili do të duhej të heq dorë nga qeverisja me arrogancën e numrave.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka theksuar se është koha që për çështjet me interes nacional përmes dialogut të ndërtohet qëndrim konsensual pozitë – opozitë dhe me të gjitha grupet tjera të interesit, të ndalet logjika e mbivotimit.

Postimi i plotë në Facebook:

Zhvillimet e fundit në vend do të duhej të ishin tregues i mjaftueshëm për koalicionin qeverisës, i cili do të duhej të heq dorë nga qeverisja me arrogancën e numrave.

Natyrisht është e vetëkuptueshme se koalicioni qeverisës e ka mandatin për të qeverisur me vendin, por kjo nuk nënkupton që qeveria mund të bëjë çka të dojë dhe si të dojë duke u mbështetur në fuqinë e numrave, duke anashkaluar dhe përbuzur çdo kërkesë legjitime të qytetarëve dhe duke mbytur përmes pushtetit zërin opozitar.

Qeveria duhet të reflektoj dhe të pranoj faktin se mandati për të qeverisur nuk nënkupton që ju mund të silleni dhe veproni në kundërshtim me interesat e vendit tonë.

Është koha që për çështjet me interes nacional përmes dialogut të ndërtohet qëndrim konsensual pozitë – opozitë dhe me të gjitha grupet tjera të interesit, të ndalet logjika e mbivotimit.

Poashtu të respektohet liria dhe hapësira e mjaftueshme e opozitës dhe zërit të qytetarëve të pakënaqur, liri dhe hapësirë kjo e cila është seriozisht e rrezikuar nga pushteti.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit