Katër kandidatë hoqën dorë nga gara për kryeprokuror

Prokurori shtetit-logoKatër kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit kanë dhënë dorëheqje nga gara për kryeprokuror të martën gjatë ditës, njofotjnë burime të Koha.net .

Dorëheqjet e kandidatëve janë arsyetuar me akuza ndaj Këshillit Prokurorial i cili sipas tyre ka komprometuar në tërësi procesin për Kryeprokuror duke lejuar shkelje të hapura të dispozitave të rregullores.

I pari që i ka prirë dorëheqjeve është kandidati Shyqyri Syla Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrocicës, i pasuar nga Imer Beka Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Metush Biraj ud i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Laura Pula zëvendesKryeprokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ky është procesi i dytë për Kryeprokuror të Shtetit ndërsa procesi i parë ishte prishur me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese pasi ishin konstatuar shkelje në përzgjedhjen e Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Ky i fundit ende është në garë së bashku me Agron Galanin Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit