Ambasada amerikane: Protestoni pa dhunë

Protesta ne Prishtine15Ambasada e SHBA-ve përmes një deklarate për medie inkurajon qeverinë, partitë e opozitës, dhe qytetarët, që të tregojnë përkushtimin e tyre të përbashkët për të ardhmen e Kosovës duke siguruar që protestat e planifikuara do të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët kanë të drejtë që t’ia shprehin ankesat e tyre qeverisë dhe qeveria ka për obligim që t’i dëgjojë dhe t’iu përgjigjet. Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, migrimi ilegal, sundimi i ligjit, korrupsioni, dhe marrëdhëniet rajonale dhe etnike, janë sfida serioze dhe të ndërlikuara të cilat kërkojnë angazhim të gjerë dhe përpjekje në gjithë Kosovën – duke përfshirë institucionet, opozitën, shoqërinë civile, dhe mediumet.

Dhuna pengon zhvillimin e Kosovës dhe shërben për të tërhequr vëmendjen nga çështjet kritike me të cilat përballet vendi. Sjellja konstruktive dhe e padhunshme – në institucione dhe në rrugë – është e vetmja mënyrë që Kosova të përparojë.

Më Shumë

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Lajmet e Fundit