15.5 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Shkaqe dhe pasoja

Eqrem KryeziuShkruan: Eqrem Kryeziu

Vite më parë, vogëlsia ime paralajmëronte rrezikun që shoqëria kosovare mund të kishte nga humbja e besimit në institucionet e veta. Rrjedha e ngjarjeve shkoi krejt në të kundërtën. Tani kemi ardhur në një situatë kur vetëm stacionet e autobusëvet funksionojnë në këtë shtet. Pata nderin që, në një takim me senatorë amerikanë, të nënvizoj si brengën time më të madhe këtë dukuri dhe i luta për të na ndihmuar.

Sigurisht që jam institucionalist dhe tërë angazhimi, përpjekja dhe lutjet e mia ishin të këtij karakteri. Pikërisht si i tillë më ka goditur akomodimi i korrupcionit në institucione. Sepse, në qoftë se ka një shenjtëri tokësore, atëherë ajo ështe paraja publike. Cënimi i kësaj shenjtërie është sulm vdekjeprurës mbi institucionet. As nuk mund të krahasohet me xhama të thyer.

Korrupsion kulmor, por pa zyrtarë të korruptuar – ja ç’tokë magjike ështe Kosova! Pata nderin dhe kënaqësinë ta takoja Isa Mustafën në një takim me gratë e FG në Prizren gjatë fushatave të fundit zgjedhore. Nuk isha i informuar për atë vizitë, ndonëse isha kryetar dege e anëtar i Kryesisë së LDK-së. Dhe aty lideri tha: “Mos e përmendni luftën kundër korrupsionit, sepse ajo është detyrë e organeve përkatëse.” U trullova dhe i thashë vetes: “Ç’është kjo punë? Mbase, nga turpi që ndiej se nuk jam i ftuar në këtë takim të degës që kryesoj, edhe të dëgjuarit mund ta kem të devijuar.”

Dhe tani drejtësia jonë u vë pranga protestuesve që thyen xhama, por nuk ka pranga për ata që shkatërrojnë institucionet dhe ardhmërinë e këtij vendi.

Më Shumë

Abrashi akuzon PDK-në për blerje të votave në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për blerje votash gjatë ditës së zgjedhjeve. “Me...

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që pengoi një gjyqtar në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin D.Z., i cili dyshohet se ka penguar një gjyqtar...

Lajmet e Fundit