12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Vazhdon procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Suharekë

SuharekaKomuna e Suharekës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vazhdojnë procesin e legalizimeve të ndërtimeve pa leje. Sedat Bytyçi zyrtar për ndërtimtari në komunë tha për TherandaPost se kërkesat e qytetarëve në listat për legalizim janë te mëdha dhe deri sot numri i aplikuesve ka arritur rreth 1.500 .

Sipas tij kjo është vetëm një fazë e aplikimit, kurse muaji shtatori është periudha tjetër kur qytetarët do të kenë përsëri mundësi të aplikojnë për regjistrimin e objekteve të tyre. “Kërkesave për legalizim ne j`u përgjigjemi me përkushtim. Ka pak tollovi për arsye se kerkesat janë të mëdha, por kaq janë mundësit tona. Ne po bëjmë vetëm regjistrimin,dhe po i fusim në regjistra të gjithë ata që aplikojnë për legalizim të banesave apo objekteve afariste ”-u shpreh Bytyçi.

Të gjithë qytetarët të cilët kanë ndërtime pa leje ose njësi brenda ndërtimeve pa leje janë të detyruar të parashtrojnë kerkesë për t`u përfshirë në Regjistrin Komunal të ndërtimeve pa leje dhe të dorëzojnë formularët e nevojshëm. Në rast të mosregjistrimit, qytetarët do të humbin mundësinë e legalizimit. MMPH-ja,ka hartuar një broshurë për të ofruar udhëzime e nevojshme,për gjithë qytetarët që kanë nevojë.

Data kur komuna do të perfundojë regjistrimin e ndërtimeve pa leje për këtë fazë është 5 shkurti 2015. Kurse, faza e ardhshme për legalizim do të jetë me 15 shtator 2015.

Fundi i aplikimit për regjistrim do të jetë deri me 16 mars 2016. Kurse, data në të cilën Ligji fuqizohet do të jetë me 5 shkurt 2017

Më Shumë

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Lajmet e Fundit