Formohet grup punues për hetimin e reagimit policor në protestë

policia ne protestInspektorati Policor i Kosovës ka formuar një grup punues, i cili është në proces të analizimit dhe verifikimit të tejkalimeve të mundshme të autorizimeve policore gjatë reagimit policor në protestën e 27 janarit, që rezultoi me dhjetëra të lënduar.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij inspektorati, Arbër Beka, sipas të cilit lidhur me këtë protestë kanë pranuar edhe një numër ankesash nga qytetarët kundër pjesëtarëve policorë, por nuk ka pranuar të japë shifra, shkruan sot Koha Ditore.

“Inspektorati Policor është duke trajtuar disa ankesa nga qytetarët lidhur me protestat e datës 27 janar 2015, mirëpo pavarësisht ankesave, bazuar në qasjen proaktive të menaxhmentit të IPK-së, edhe para se të jenë pranuar ankesat IPK-ja ka filluar të grumbullojë materiale si videoxhirime, fotografi si dhe kemi qenë në kontakt edhe me Policinë e Kosovës nga ku janë marrë edhe planet operative të reagimit policor”, ka thënë ai të mërkurën për gazetën.

Sipas Bekës, të gjitha këto materiale janë duke u analizuar nga një grup hetuesish dhe inspektorësh dhe se lidhur me to janë në kontakt edhe me organizatat që monitorojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit