Thaçi: E pa drejtë që për një veto të Rusisë, Kosova të mos jetë anëtare e OKB-së

Hashim Thaci14-24Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi tha se Kosova për një veto të Rusisë nuk është anëtare e OKB-së, dhe një gjë e tillë sipas tij është e padrejtë. Kështu ka thënë Thaçi, në një intervistë për RTV21.

“Është padrejtësi e madhe që për shkak të një veto të Rusisë të mos jemi anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, tha ndër tjera Thaçi duke folur për mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë.

Sipas tij viti 2015, do të jetë i rëndësishëm për Kosovën.

“Ketë vit do të aplikojmë për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës, do të nënshkruajmë marrëveshjen e stabilizim-asocimit gjashtëmujorin e parë të këtij viti, dhe do të kemi edhe vendimin e Bashkimit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave të qytetareve të Republikës së Kosovës” tha ai.

Më Shumë

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit