12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Universiteti ilegal “diplomatik”

20150209231127187646Në hotelin “Grand” janë “gatuar” edhe diploma për master e doktoratë. Deri para dy javësh, aty ka pasur selinë një institucion që prej gati një dekade ilegalisht organizon studime dhe lëshon diploma për nivele pasuniversitare.

Është krijuar si qendër rajonale dhe më vonë e ka avancuar statusin në universitet. Pushteti ka qenë në dijeni për veprimtarinë e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jo që nuk e ka penguar, por nëpërmjet një kontrate i ka dhënë lirinë për të funksionuar jashtëligjshëm, pa akreditim dhe pa licencë, dhe që diplomat që lëshon të mos i nënshtrohen njohjes a nostrifikimit.

E ka ndihmuar edhe me godina dhe e ka promovuar publikisht. Madje, nga buxheti i shtetit ka ndarë bursa për të “shkolluar” aty kuadro të administratës – që tani janë diplomatë, të shpërndarë nga Zagrebi i afërt e deri në New York e Tokio.

Më Shumë

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Lajmet e Fundit