2.8 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Biblioteka Kombëtare në ekspozitën e Harvardit

Biblioteka KombëtareUniversiteti i Harvardit në Massachusetts të SHBA-ve ka përfshirë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në një ekspozitë mbi arkitekturën e bibliotekave kombëtare, e cila u hap në muajin shkurt në Harvard University Graduate School of Design, me titull “Ikonat e diturisë: Arkitektura dhe simbolizmi në bibliotekat kombëtare”.

Kurator të ekspozitës janë dy studentët e Harvard-it, Daniel Rauchwerger dhe Noam Dvir, të cilët krijuan ekspozitën pasi kishin publikuar në Revistën e Dizajnit të Harvardit hulumtimin e tyre mbi ngjashmërinë e dizajneve të bibliotekave kombëtare, shkruan Kosovalive.

“Kemi gjetur ngjashmëri të mrekullueshme midis librarive në zona dhe periudha kohore krejtësisht të ndryshme të botës. Në fund të fundit, këto ndërtesa janë shumë dramatike dhe simbolike; ato janë pallatet e dijes dhe virtytit”, ka thënë Rauchwerger.

Një kundërshtim ndaj kritikëve të ndërtesës, përfshirja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në ekspozitën e Harvard-it është dëshmi për simbolizmin e ndërtesës dhe vlerën arkitekturale si një objekt i dijes dhe trashëgimisë kulturore – dy vlera që duhet të sillen ndërmend teksa Kosova gjen zërin e saj si një shtet evropian.

Më Shumë

35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot shënohen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, një ngjarje që hapi për Shqipërinë një epokë...

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Lajmet e Fundit