1.4 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Para ligjit për FAK-un duhet të amandamentohet Kushtetuta

Haki DemolliMinistri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli, ka thënë se pret që së shpejti të procedohen në Kuvend amendamentet kushtetuese që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë në ushtri.

“Sa i përket FSK-së, unë mund të them se ne, si Ministri, e kemi përgatitur Ligjin për Transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, por para se të aprovohet ligji në Kuvendin e Kosovës duhet të aprovohen disa amendamente të Kushtetutës. Sa kam informacione Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë një vendim pozitiv sa i përket amendamenteve të tilla, mirëpo pritet që ato amendamente të procedohen në Kuvend. Vendimi i Kushtetutës është i bazuar në faktin se këto amendamente nuk janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut”, ka theksuar Demolli për Radio Kosovën.

Sipas tij para se të dërgohet ligji për aprovim, duhet të amendamentohet Kushtetuta, sepse me Kushtetutën aktuale është e paraparë si Forcë e Sigurisë së Kosovës.

“Prandaj, kërkohet që pikërisht në kapitullin që ka të bëjë me institucionet e sigurisë së vendit, të emërtohet, respektivisht të përcaktohet misioni i Forcës së Armatosur të Kosovës. Kështu që, paraprakisht, duhet të bëhen ndryshime, e pastaj të vije ligji për aprovim. Dua të them se, për ndryshimin e Kushtetutës tani më nevojitën votat e dy të tretave të deputeteve dhe dy të tretat e deputeteve të pakicave”, ka deklaruar Demolli.

Më Shumë

Nxënësit nga Peqani i Suharekës vizitojnë “Reporting House”, njihen me historinë bashkëkohore të Kosovës

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Tivarit” nga fshati Peqan i Komunës së Suharekës kanë realizuar një vizitë edukative...

Dimri Kulturor 2025 nis me muzikë dhe atmosferë festive në Prizren

Me muzikë dhe atmosferë festive filloi mbrëmë “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5...

Lajmet e Fundit