8.3 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

Drejtësia e kontaminuar

SamiKurteshi-avokati popullitKrijimi i Gjykatës Speciale është dëshmi e dështimit total të sistemit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, dhe merita për këtë kryekëput i takon majës së vendimmarrjes në sistemin e rendit dhe ligjit, të ndikuar drejtpërdrejt nga politika, ka vlerësuar Ombudspersoni, Sami Kurteshi.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka theksuar se në Kosovë ekziston një ambient krejtësisht i komprometuar, ose thënë ndryshe i “kontaminuar”, i drejtësisë institucionale.

“Në Kosovë as nuk kanë mundur, as nuk janë duke u gjykuar, dhe në një të ardhme afatmesme nuk do të mund të gjykohen raste të krimeve të luftës, as të korrupsionit dhe as të krimit të organizuar. Sepse sistemit të rendit dhe ligjit në Kosovë i mungojnë guximi qytetar, përgatitja profesionale dhe dedikimi ligjor për të vepruar. Për këtë nuk ka kulturë ligjore, sepse nuk kemi dhe as kemi pasur shkollë ligjore, nuk ka as edukatë qytetare ligjore për këtë”, ka thënë Kurteshi.

Pjesa më e madhe e përgjegjësisë, sipas tij, i takon kulturës së trashëguar nga sistemi jugosllav i drejtësisë, që ka qenë drejtësi politikisht seleksionuese, e njëanshme, joprofesionale dhe pa kulturë demokratike.

“Sot, shumica e udhëheqësve vendimmarrës të sistemit të rendit dhe ligjit në vend janë trashëgimi juridike dhe politike e ish-sistemit jugosllav. Njerëz të tillë nuk ndërtojnë sistem demokratik, profesional dhe të mirëfilltë të rendit dhe ligjit”, ka deklaruar Kurteshi…

Më Shumë

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

Një i mitur është raportuar i zhdukur nga nëna e tij në Prizren. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor në rrugën “Xhavit...

Super ndeshje në Rahovec: Bashkimi mposhtet sërish

Rahoveci 029 ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer para tifozëve të vet, duke mposhtur liderin Bashkimin me rezultat 77:72 (19:17, 21:17, 11:20, 26:18). Sfida...

Lajmet e Fundit