0.8 C
Prizren
E premte, 17 Janar, 2025

A po e lëkund koalicionin Thaçi- Mustafa, lista e veteranëve të UÇK-së?

HashimThaci-IsaMustafaPublikimi i listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nxitur reagime të shumta. Përplasja kryesore ka ardhur ndërmjet njerëzve kyç të partnerëve të koalicionit aktual qeverisës LDK- PDK. Madje, këto përplasje kanë ardhur edhe publikisht. Për dallim nga njerëzit e LDK-së që edhe publikisht kanë drejtuar akuza ndaj njerëzve përgjegjës për verifikimin e statusit të veteranëve, deri më tani nga PDK-ja janë treguar më të përmbajtur.

Është anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ai i cili edhe publikisht ka akuzuar komisionin për verifikimin e veteranëve për “dallavere”. Madje, ai këtë listë e ka quajtur edhe si “Lista e Bllacës”. Nga PDK-ja në nivel qendror deri më tani askush publikisht nuk ka reaguar.

Nga PDK reagoi vetëm Shaip Surdulli, i cili dje kërkoi nga Haziri që të mos fyej veteranet. “Ndalu vetë, sa s’të kanë ndalë të tjerët”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Surdulli duke iu drejtuar Lutfi Hazirit.

Pakënaqësi me lista janë shprehur edhe në Zonat tjera ku ka vepruar UÇK-ja.
Deri më tani asnjë fjalë për këtë çështje nuk e ka thënë as kryeministri i vendit, Isa Mustafa e as zëvendësi i tij Hashim Thaçi.

Gazeta Blic merr vesh që ka kërkesa drejtuar Isa Mustafës e Hashim Thaçit që të formohet edhe një komision i ri, për të parë nëse verifikimi i listave të atyre që kanë aplikuar për të marrë statusin e veteranit është bërë siç parashihet me ligj. Mirëpo, zyrtarsisht nuk e ka konfirmuar askush nëse ka një kërkesë të tillë dhe nëse kryeministri Mustafa do të marrë parasysh atë.

Dy partitë ishin përplasur keq edhe vitin e kaluar për ligjin për veteranët e UCK-së.
Derisa LDK-ja kishte kërkuar që në ligj të futej edhe emërtimi FARK, PDK dhe partitë tjera të dala nga lufta e kundërshtuan ashpër këtë propozim të tillë.
Gazeta Blic ka marrë vesh se anëtarësia e LDK-së është duke kërkuar nga Kryeministri Isa Mustafa që ta ndryshoj emërtimin e FSK-së si Forca të Armatosura të Republikës Kosovës (FARK), ashtu siç i kishte quajtur edhe ish- presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, e jo siç vendosi t’i quaj qeveria e Hashim Thaçi FAK. / Gazeta Blic

Më Shumë

Bedri Hamza lagje pas lagje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të Prizrenit në dy lagje të këtij qyteti. Edhe banorët e lagjeve “Bajram Curri”...

VV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo e ka hapur fushatën zgjedhore përmes një tubimi elektoral në Gjakovë. Kandidati për kryeministër nga ky...

Lajmet e Fundit