20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Konfiskohen dy armë dhe disa fishekë në Prizren

Pistoleta me karikator dhe fishekPolicia e Kosovës ka konfiskuar disa armë në Prizren. Konfiskimi i tyre është bërë në dy lokacione,përkatësisht në rrugën “Betim Berisha” dhe Prizren-Gjakovë.

“Gjatë kontrollimit të dyshuarit mashkull K-Shqiptar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe pesë fishek”. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt.

Konfiskimi i dytë është bërë në rrugën Prizren-Gjakovë.

“I i dyshuari mashkull K/Shqiptar gjatë intervistimit ka pranuar se posedon një armë te llojit Pistoletë 7.65 mm dhe shtatë fishekë te njëjtit kalibër”, njofton Policia e Kosovës.
“ Nga njësiti policor pistoleta është konfiskuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

OVL e UÇK-së: Keqkuptimi në Has është tejkaluar, bashkëluftëtarët mbeten të bashkuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL e UÇK-së) ka njoftuar se një keqkuptim i ndodhur disa ditë më parë në...

Lajmet e Fundit