7 vjetori i Pavarësisë në Prizren, përfundoi me therje

Thika e pergjakurMbrëmë rreth orës 20:20 minuta, në Sheshin Shatërvan në Prizren, një qytetar është ther me një mjet të mprehtë nga njëri prej tre të dyshuarve të cilët janë të përfshirë në sherr.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se i plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

“Sipas raporteve mjekësore thuhet se plaga është në regjionin e mushkërive dhe konsiderohet lëndim i rëndë trupor që kërkon intervenim kirurgjik”.

Ndërkaq, policia ka kryer dy arrestime dhe është në kërkim edhe të një tjetri ngase ekziston dyshimi i bazuar se këta të tre në bashkëveprim e kanë kryer sulmin. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili pritet që gjatë ditës së sotme të merr vendim për rastin. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lajmet e Fundit