8.4 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

“In the name of grandfather”, hapet sonte në Shkup

In the name of grandfatheraBashkë me punimet e tij janë edhe ato të gjyshit. Kështu, në një ekspozitë janë bërë bashkë gjyshi dhe nipi. Ky i fundit ndjek rrugën e paraardhësit të tij, emrin e të cilit e mban po ashtu. Për Engjëll Berishën është shumë e rëndësishme që krahas punimeve të gjyshit, të jenë edhe punimet e tij. Ai thotë se për të është nder, që në muret e një galerie të jenë bashkë punimet e tij dhe të gjyshit të tij. “In the name of grandfather” apo “Në emër të gjyshit”, siç është titulluar ekspozita, do të hapet sonte (e enjte), duke filluar nga ora 20:00 në Qendrën Informative të Kulturës në Shkup, ku do të qëndrojë e hapur për dy javë.

“Janë pesë punime të gjyshit tim, piktorit Engjëll Berisha dhe 12 piktura të mijat, pra gjithsej janë 17 piktura”, ka treguar piktori Berisha për “Zërin”. Ai ka treguar se ideja e realizimit të kësaj ekspozite është që të bëhet dallimi në mes të gjeneratave.

“Që të shihet si e kam trashëguar profesionin si piktor, por i kam marrë punimet edhe për shkak se e kam ndjekur një vijë të punimeve përafërsisht sikurse edhe gjyshi”, është shprehur Engjëll Berisha, derisa ka folur për punimet e tij dhe të gjyshit.

“Gjyshi ka qenë piktor i madh dhe kam dashur të tregoj si e kam trashëguar profesionin, trashëgimin që ma ka lënë”, ka vazhduar më tej Berisha. Ai thotë për gazetën se kjo ekspozitë ka rëndësi të veçantë për të.

“Është shumë e rëndësishme kjo dhe ka vlerë të madhe për mua sepse është edhe ekspozita ime e parë personale, është njëfarë motivi për të vazhduar të punoj më shumë”, ka thënë Engjëll Berisha. Ai tregon se për të është nder që në një ekspozitë të jenë bashkë punimet e të dyve.

“E kam nderin që të kemi një ekspozitë ku bashkë janë punimet e gjyshit dhe të miat në të njëjtën kohë, në fund të fundit kjo është me rëndësi”, ka thënë Berisha, derisa ka treguar se ekspozita është e destinuar për galerinë ku do të ekspozohet, por nuk ka përjashtuar mundësinë që ekspozita “In the name of grandfather” të ekspozohet edhe në vende të tjera. Ambasada e Kosovës në Maqedoni ka mundësuar që kjo ekspozitë të hapet në qytetin e Shkupit. Ekspozitat e fundit kolektive përfshijnë Globalization Icas ku dhe fitoi çmimin “Merit Award for abstract”, poashtu në Fides Award fitoi çmimin “Piktura Më e Mirë”./Zëri/

Më Shumë

PDK feston në Prizren, Krasniqi e Totaj në shesh me prizrenasit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjendet sonte në Prizren ku edhe po feston bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj. Ata janë parë në qendër...

Shaqir Totaj konfirmon pesë drejtori për LDK-në në qeverisjen e ardhshme të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kësaj partie...

Lajmet e Fundit