12.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Tetor, 2025

Klikimet e korruptuara të Ministrisë së Bekim Çollakut nuk e parandalojnë zbrazjen e Kosovës!

BekimCollaku-keshilltarMinistria e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë fort në duart e PDK-së. Këtë institucion të rëndësishëm të Qeverisë për gadi shtatë vite e pat udhëhequr pinjollja e Hashim Thaçit Vlora Çitaku e cila në mënyrë të befasishme u hodh në ujërat e diplomacisë së Kosovës- dhe atë si Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në New York- pa ia sqaruar kurrë opinionit pse saktësisht ajo mori atë post.

Në Qeverinë e Isa Mustafës postin e Ministrit të Integrimeve Evropiane e ka marrë një prej po pinjollëve (më) të afërt të Hashim Thaçit- Bekim Çollaku. Ky i fundit, jo edhe fort i pranishëm në opinion më parë por për këtë i njohur për udhëheqësit partiakë të PDK-së si dora e djathtë e shefit, edhepse mori postin në fjalë- jo rrallë ose thënë saktësisht pothuajse gjithmonë shihet në afërsi të Hashim Thaçit. Bile, edhepse përgjegjës për Evropën, Çollaku udhëtoi edhe në SHBA ku Thaçi qëndroi për takime dhe “Lutjet e Mëngjesit” në Washington. Se çfarë ka të bëjë Ministria për Integrime Evropiane me “Lutjet e Mëngjesit” në Washington këtë mund ta dijë vetëm Çollaku.

I forti në prapavinë e PDK-së, Bekim Çollaku në karrierën e tij ende të shkurtër për Ministër ka vazhduar “gjurmëve” të Vlora Çitakut me premitme dhe tërheqje. Kështu ai në mënyrë indirekte ra ndesh me shefin e tij të Qeverisë- Isa Mustafën kur javën e kaluar tha se ai nuk pret që sivjet do të ketë liberalizim të vizave. Por pasi mediat raportuan për deklaratën e tij në Komisionin përgjegjës të Kuvendit të Kosovës, Çollaku bëri një tërheqje (taktike) dhe deklaroi që ai “nuk e din” se kur do ngjajë liberalizimi. Si Çitaku, edhe Çollaku ka filluar pokështu me “propagandën” kundër emigrimit ilegal. Dhe atë me “prodhime” banerësh e filmash të cilat s’ka si të jetë ndryshe pos në traditën e PDK-së: që këto prodhime filmike të “reklamohen” tek mediat (e afërta) të partisë në pushtet- PDK-së.

Por ajo që është dëshpëruese, pa i përmendur ato media ku MEI ka reklamuar është që nëse shihet kanali i “Youtube” ku MEI po “propagon” dhe po e “lufton” dukurinë në fjalë- del që ato qindra e diku edhe mija klikime nuk i shkojnë as për së afërmi numrit të refugjatëve që kanë ikur nga Kosova. Kjo tregon për pagjeturinë dhe kapërthurjen por para së gjithash korruptimin e jo vetëm “reklamave” por edhe vet ideve të cilat si Çollakut ashtu edhe bashkëpunëtorëve të tij u mungojnë në luftimin e kësaj dukurie. /Gazeta Blic

Më Shumë

10 mijë euro ilegalisht, policia kap një person në Vërmicë

Në Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në Kosovë, një udhëtar deklaroi se nuk posedonte mjete monetare për...

Ylli nis sezonin me humbje në Suharekë

Golden Eagle Ylli e nisi edicionin e ri të ProCredit Superligës me humbje, duke u mposhtur në shtëpi nga Sigal Prishtina me rezultat të...

Lajmet e Fundit