12.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Tetor, 2025

Kanë nisur xhirimet e filmit “Këpucët“

Kepucet nis xhirimetNaser Shatrolli, skenarist i filmit “Këpucët”, ka thënë për KultPlus se xhirimet e këtij filmi tash më veç kanë filluar dhe pritet të zgjasin për një javë

Tema e filmit ndërlidhet me odisejadën apo mbijetesën e popullit kosovar përgjatë viteve 1999. Një grumbull këpucësh dhe tri plaka do të jenë në fokusin e rrjedhës fabulare brenda një rrethane lufte. Plakat do të përdoren nga një grup i vogël hajdutësh serb për lojë dhe sarkazmë teatrore në një zonë të boshatisur e rrethuar nga mure, gërmadha dhe ciment të ftohtë.

“Filmi është natyrë e një drame psikologjike me element tragjizmi. Ekipi i filmit është goxha i madh dhe i mirë-konsoliduar duke u nisur nga element kostumografik, për të cilat përgjigjet Erza Xhema, pastaj një numër i madh rekuizitash si këpucë dhe gjësende tjera shtesë të cilat janë mbështetje nga Teatri Kombëtar i Kosovës, pastaj, puna formati, fryma e përecjeve në teren, janë veçori tjera shtesë, që e paracaktojnë temën, stilin, zhanrin, formatin e tipit autorial”, ka thënë për KultPlus, skenaristi këtij filmi, Naser Shatrolli.

Filmi artistik me metrazh të shkurtër “Këpucët”, i cili është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës është me skenar të Naser Shatrollit, regjia, Eno Milkani, producent, Alban Makolli me aktorë: Esat Gjocaj, Igballe Qena, Besfort Daka, Flutura Zymi, etj. Kamera, Valon Jakupaj, skenografe, Elvira Berberi.

Më Shumë

Mielli për bukën e nesërme

Nga Kim Mehmeti ...Babën tim e pashë të buzëqeshur vetëm mëngjesin kur e gjetëm të vdekur në shtratin e tij ku kurrë nuk kishte dergjur...

Anulohet koncerti në Stamboll, Robbie Williams i mërzitur

Robbie Williams ka thënë se i vjen “thellësisht keq” që koncerti i tij në qytetin turk të Stambollit është anuluar “në interes të sigurisë...

Lajmet e Fundit