Bojken Lako: Nuk pretendoj të shkoj në Eurovision

Bojken Lako-rockerBojken Lako thotë se ai nuk pretendon të shkojë në Eurovizion, pas problemeve që fituesja e festivalit, Elhaida Dani, po has me kompozitorin.

Kjo e fundit do të detyrohet të prezantohet me një këngë tjetër në festival, pas tërheqjes së kompozitorit të këngës fituese të festivalit të RTSH-së, Aldo Shllaku.

Edhe pse me të drejtë është kënga që fiton e jo këngëtari dhe se Bojkeni mund të ketë të drejtë të prezantojë Shqipërinë, pasi përfundoi i dyti në festival, ai ka mohuar këtë interesim dhe i ka dhënë mbështetje këngëtares.

“Elhaida është një nga këngëtaret më të spikatura shqiptare, që tashmë e ka marrë një formë përkrahje në Itali, duke fituar një konkurs të rëndësishëm atje. Unë, që kur mbaroi festivali, nuk vlerësova këngën, se mbase ajo këngë nuk është në shijet e mia, por mu bë shumë qejfi që do shkonte Elhaida në Eurovizion”.

“Ajo është një artiste që e meriton të linçohet dhe kur industria muzikore italiane i ka dhënë goxha shtytje, pse të mos i japë edhe Shqipëria, për ta çuar më larg publikimin e saj, për të dhënë vlerat e saj vokale, që më vonë mund të bëhet edhe artiste ndërkombtare”, shprehet këngëtari për Gazeta Shqiptare.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit