Kushtetuesja e informon Jahjagën se po merret me kryeprokurorin

Aleksandër LumeziGjykata Kushtetuese ia ka rikujtuar të mërkurën presidentes Atifete Jahjaga se është duke e trajtuar procesin e nominimit të Aleksandër Lumezit për kryeprokuror të Shtetit, për të parë nëse është bërë konform një aktgjykimi që e kishte nxjerrë verën e vjetme, shkruan sot Koha Ditore.

E ka bërë këtë vetëm një ditë pasi në Presidencë Këshilli Gjyqësor ka deponuar propozimin për dekretim të Lumezit.

Të martën Këshilli ia ka përcjellë Kushtetueses një informatë prej dy paragrafësh përkitazi me zgjedhjen e kreut të organit të akuzës. Por ka dalë të jetë e pamjaftueshme. Një ditë pas Gjykata ka kërkuar shumë më shumë informacione dhe “për dijeni” e ka informuar edhe kreun e shtetit.

Astrit Kolaj, zëdhënës i Këshillit Prokurorial, ka konfirmuar pranimin e shkresës nga Kushtetuesja dhe ka thënë se ky institucion “shumë shpejt” do të merret me të.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit