-2.8 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Inspirimi muzikor nga lajmet (Video)

Will ButlerWill Butler i Arcade Fire shkruan këngë i inspiruar nga lajmet që lexon në The Guardian. E fundit që ka publikuar lidhet me ISIS.

Çdo ditë të kësaj jave, Will Butler i Arcade Fire ka shkruar një këngë të re, bazuar në lajmet që ka lexuar në The Guardian.

E fundit është “By the Waters of Babylon”, një këngë që ka buruar pas aktit kriminal të shkatërrimit të artefakteve antike në Mosul, nga ISIS.

Të hënën, ai ka publikuar këngën “Clean Monday”, lidhur me krizën e borxheve të Greqisë, për të vazhduar më tutje me “Waving Flag” – inspiruar nga artikujt që trajtonin figurën anti-apartheid të Moses Kotane dhe festës së fundit të separatistëve ukrainas.

Të mërkurën, Butler shpërndau dy këngë. E para, për krizën e mungesës së ujit në Sao Paulo, ku Brazili po përballet me një thatësirë të madhe, e cila titullohet “You Must Be Kidding”. E dyta, “Madonna Can’t Save Me Now”, për zbulimin e fundit të vrimës së zezë, e cila ka masë 12 miliardë herë më të madhe se dielli.

Will Butler do ta publikojë solo albumin e tij “Policy”, më 10 mars.

Ai ka thënë se pjesërisht është frymëzuar nga Bob Dylan, i cili kishte pohuar se disa këngë i ka bërë bazuar nga titujt e lajmeve. /Politiko.net/

Më Shumë

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga...

Shoqërohet në polici një person në Suharekë, dyshohet për fotografim të votës

Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gelanc të Suharekës. Lidhur me procedimin e këtij...

Lajmet e Fundit