19.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

I merrnin për modele, i bënin prostituta në Itali

Aleksandr Kokori me prostitutaU thonin se do ti bënin modele në Itali, por vajzat minoren përfundonin si prostituta në rrugët e shtetit fqinj.

Ky ishte aktiviteti i 4 personave, tre prej të cilëve janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme, ndërsa personi tjetër është shpallur në kërkim.

Operacioni i koduar “Modelja” është bërë në drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe atyre të qarqeve Korçë e Berat.

Gjatë këtij aksioni janë vënë në pranga:

Klajdi (Lulezim) Çela, 25 vjeç, lindur dhe banues në Poliçan, Berat.

Besnik Stolla, 25 vjeç, banues në Poliçan, Berat.

Sotiraq Dhima, 55 vjeç, banues në Korçë, i dënuar dy herë më parë, në vitin 2001 e 2004 për veprat penale ”fallsifikim dokumentash” dhe “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e 48-vjeçarit me inicialet L. M., lindur dhe banues në Poliçan, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “vjedhje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë trafikuar jashtë vendit një vajzë minorene 15 vjeçe nga Berati.

Dyshohet se personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë rekrutuar edhe vajza të tjera minorene me premtimin për t’i bërë modele jashtë shtetit, kryesisht në Itali

Vajzat përzgjidheshin nga vende të thella të vendit.

Ndaj këtyre shtetasve Prokuroria për Krimet e Rënda, ka nxjerrë vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Nr.94, 95, 96 dhe 97 të datës 02.03.2015, për masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Trafikimit të të miturve, për shfrytëzim prostitucioni“.

Më Shumë

Një e mitur raportohet e zhdukur në Prizren

Një grua ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur është zhdukur nga e marta. Në raportin 24 orësh të policisë, theksohet se...

Rahovec: Nga 17 deri më 19 prill mbyllen përkohësisht dy rrugë për shkak të punimeve

Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se për shkak të realizimit të punimeve infrastrukturore, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në rrugët “Xhevat...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit