Jahjaga takon partitë opozitare për Gjykatën Speciale

Jahjaga-Limaj15-06Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në përputhje me rolin e saj kushtetues, po zhvillon takime me partitë opozitare të Republikës së Kosovës për t’i njoftuar liderët politik me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Jahjaga në takim me liderin e NISMA-s, Fatmir Limaj tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u koordinuar për të përmbushur marrëveshjen ndërkombëtare të votuar në Kuvendin e Kosovës nga 2/3 e deputetëve.

Ajo e njoftoi Limajn për bisedimet mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të BE-së për pakon legjislative e cila pritet të procesohet në muajt në vijim.

Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e ndërtimit të një konsensusi politik dhe shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se kjo Gjykatë nuk do të gjykojë luftën dhe përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi, por do të merret me akuzat që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës.

Jahjaga gjatë ditës së sotme do ta takojë edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit