Tre muaj kryeministër, tri vizita jashtë Kosovës

Isa Mustafa LDKPër tre muaj në krye të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa i ka realizuar vetëm tri vizita jashtë vendit.

Shefi i ekzekutivit të vendit gjatë kësaj periudhe ka realizuar një vizitë zyrtare në shtetin gjerman, sikurse këto ditë po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai më herët ka marrë pjesë edhe në takimin që është zhvilluar në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan ‘Zëri’.

Derisa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë për gazetën ‘Zëri’ se shefi i tyre është i fokusuar fuqishëm në realizimin e agjendës së prioriteteve të ekzekutivit, drejtuesit e partive politike opozitare thonë se mungesa e vizitave zyrtare jashtë shtetit është ‘goditje’ dhe sinjal për Mustafën se homologët e tij nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës. /Zëri/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit