Shembet një pjesë e Kalasë së Prizrenit

kalajaShiu ka qenë shkaktar që të rrëzohet një pjesë e murit të Kalasë së Prizrenit. Për shkak të rrezikut eventual policia apelon tek vizitorët që të kenë kujdes.

Është shembur një pjesë e murit verior të Kalasë së qytetit të Prizrenit. Kapiteni Hazir Berisha tha se janë njoftuar të gjitha organet e pushtetit lokal derisa deri në ndërhyrje apelon për kujdes, transmeton televizioni publik.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren Sami Hoxha nuk e mohon rrezikshmërinë që paraqet rrëzimi i murit të Kalasë.

Arkitektët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore pohojnë se kjo pjesë e Kalasë së Prizrenit është restauruar në vitin 2008 por punimet nuk ishin përfunduar dhe depërtimi i lagështirës dhe agjentëve të tjerë atmosferik kanë quar deri në rrëzimin e murit.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit