Bursat varfërojnë UP-në

Studente-pejeUniversiteti i Prishtinës (UP) jep më shumë mjete për studentët sesa arkëtohen nga taksat e studentëve.

Mbi 1500 studentë kanë aplikuar që të fitojnë të drejtën që të marrin bursa si student të shkëlqyeshëm gjatë studimeve, kurse shuma e mjeteve që në total pritet t’iu derdhen në konto atyre kalon shifrën e mbi 1 milionë eurove.

Këshilli Drejtues (KD) i këtij Universiteti ka vendosur që bursa për student të dalluar nga 900 euro sa ndahej për student viteve të mëparshme, të zbritet këtë vit në 700 euro.

Ndonëse viti i parë është i liruar nga pagesa e studimeve me vendim të qeverisë, sipas Udhëzimit Administrativ për tarifat e studentëve, që ka hyrë në fuqi në fillim të vitit të ri akademik 2014-2015, studentët e tjerë ( viti dytë dhe tretë) do të paguajnë vetëm 25 euro për semestër, pra 50 euro në vit, nga 100 sa paguanin para vendimit të qeverisë…/zeri/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit