Transplanti i parë i organit gjenital të një mashkulli

Mjek-transplantiMund të konsiderohet si një arritje e rëndësishme në fushën e mjekësisë, e krahasueshme me transplantin e parë të zemrës në dhejtorin e 1967.

Bëhet fjalë për transplantin e parë në botë të organit gjenital të një mashkulli. Ashtu si edhe në rastin e zemrës, është kryer për herë të parë në Afrikën e Jugut. Pacienti është një i ri 21-vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar për arsye etike.

Procedura teknike është realizuar gjatë dhjetorit të 2014 në një spital të specializuar traumash në Kej Taun. Sipas kreut të grupit të shkencëatrëve që e kreu ndërhyrjen, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe organi i transplatuar është përshtatur më së miri me trupin e tij.

Më parë ishte tentuar në disa raste për të realizuar një ndërhyrje të tillë, por kishte rezultuar e pasuksesshme.

I riu thuajse e kishte humbur humbur organin e tij gjenital gjatë një procedure “rrethprerjeje” 3 vjet më parë. Shumë fise afrikano – jugor e kanë traditë të hershme këtë ndërhyrje për kalimin nga fëmijëria në moshën madhore të meshkujve./Tv Klan/

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit