Mazllam Mazllami që u arrestua për terrorizëm – veteran i UÇK-së

Mazllam MazllamiMazllam Mazllami, imam në Xhaminë e Jeni Mahallës në Prizren, u arrestua muaj më parë si i dyshuar për terrorizëm.

Ndërkaq, Komisioni qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, ka publikuar listën e verifikuar për Zonën Operative të Pashtrikut. Në këtë listë figuron edhe hoxha dhe Mazllami nga Prizreni.

Mazllami ishte arrestuar më 17 shtator të vitit të kaluar, ndërsa lirohet më 27 tetor të po të njëjtit vit. Ai ishte arrestuar të njëjtën ditë me Shefqet Krasniqin, Ekrem Avdiun, Enis Ramën dhe Fuad Ramiqin.

Në Prizren atë e njohin po ashtu ndërmarrje të shumta humanitare për familjet skamnore.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit