Konkursi për dramë “Katerina Josipi” prapë mbarëkombëtar

katarina josipiTeatri Kombëtar i Kosovës ka ridefinuar disa nga kriteret për konkursin për dramë “Katarina Josipi”. Nga sivjet, konkursi sërish do të jetë i hapur për të gjithë autorët shqiptarë, kudo që jetojnë e krijojnë.

“Në këtë mënyrë ne shpresojmë që konkursi të pasurohet me drama më cilësore dhe në të njëjtën kohë, do t’i mundëson Teatrit Kombëtar të jetë në kontakt me dramaturgjinë shqipe që kultivohet nga autorë shqiptar edhe jashtë Kosove”, njoftohet zyrtarisht nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Nga sivjet, ky konkurs do të jetë i hapur nga muaji prill dhe do mbyllet me 20 dhjetor. Rezultatet do të shpallen më 27 mars të vitit të ardhshëm, në Ditën Botërore të Teatrit.

Këto dhe kriteret tjera të konkursit do të bëhen publike në muajin Prill. Teatri Kombëtar shpreson që sivjet të marrë drama më cilësore shqipe.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit