26 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

EULEX-i duhet të hetojë skandalin për rastin “Kleçka”

TomeGashi5-31Avokati i Fatmir Limajt në rastin ‘Kleçka’, Tomë Gashi, ka thënë se “EULEX-i duhet detyrimisht të hetojë atë që ka dalë në media për rastin Limaj e posaçërisht të hetojë se për çfarë arsye disa prej hetuesve dhe zyrtarëve të EULEX-it po japin deklarata shokuese për opinionin kosovarë, për keqpërdorime të mundshme në këtë mision, të cilin po e përfundojnë”.

Gashi thotë se tani trupi gjykues në rastin “Kleçka” do të formohet ekskluzivisht nga Kryetari i Gjykatës së Apelit në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe me EULEX-in.

“Këtë po mendoj për trupin e ri gjykues, ndërsa ai që ka qenë më herët ka pasur një vendim nga EULEX-i për dy gjyqtare të misionit të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor është emëruar nga Gjykata e Apelit”, ka thënë avokati Gashi për Gazetën KNN.

Sipas tij, shumë më mirë dhe më të besueshëm do të ishin këta hetues dhe zyrtarë të EULEX-it që në të mirë të popullit të Kosovës, por edhe të vetë misionit të EULEX-it, që nëse kanë se çka të flasin për keqpërdorime të misionit të EULEX-it, duhet të flasin deri sa janë pjesë e këtij misioni dhe jo pasi që ta përfundojnë atë.

“Kështu ata zyrtarë do të bëheshin më të besueshëm dhe do të kryenin punë të mira për të dy palët”, ka vlerësuar avokati i Fatmir Limajt në rastin “Kleçka”, Tomë Gashi.

Më Shumë

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor. Ai ka theksuar se po...

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, zotohet se do t’i mbështesë shtresat në nevojë – 300 shtëpi të reja në katër vitet e ardhshme

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka premtuar se nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit,...

Lajmet e Fundit