Rahoveci shënon Ditën e Ujit

Cesma22 Marsi- Dita Ndërkombëtare e Ujit, është shënuar edhe në Rahove.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Fehmi Hoxha tha se qëllimi i shënimit të këtij aktiviteti është mbrojtja dhe kursimi i ujit.

“Sot jemi mbledhur këtu për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Ujit, e cila ditë është 22 marsi, por këtë vit i bien të dielën, dita e cila është përcaktuar nga OKB – ja në vitin 1992, dhe qëllimi i shënimit është rëndësia në mbrojtjen e ujit, kursimin e ujit, sepse një pjesë e madhe e botës ka problem me ujin e pijshëm. Ju përgëzoj shumë për pjesëmarrjen dhe ju premtoj se në të ardhmen do t’i përkushtojmë më shumë rëndësi mbrojtjes së ujit”, tha ai.

Përfaqësuesi i KRU ” Radoniqi, Hysen Kadriqeli, tha se uji është shumë i rëndësishëm për njeriun, duke prezantuar në vazhdim kompaninë ” Radoniqi”, e themeluar më 1985.

“Kjo kompani furnizon me ujë Gjakovën, Rahovecin dhe disa fshatra të Prizrenit, mbi 80 sosh”.

“Liqeni i “Radoniqi”, ka gjatësinë prej 7 km. gjerësinë 3 km dhe thellësinë prej 44 metra”.

“Në vazhdim, nxënësit e shkollës fillore ” Faik Konica” nga Celina, shfaqën një program kulturor dhe artistik kushtuar ujit dhe një skeç nga nxënësit e shkollës fillore ” Ardhmëria” nga qyteti i Rahovecit”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit